Pyetësori i Prustit/ Brikena Qama: Me idiotin, as luftë, as dialog, i ke të humbura!
Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet poetja Brikena Qama: Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer? E vërteta është se nuk e di nëse ekziston një njësi matëse për lumturinë në mënyrë që të përcaktosh më pas se cila është ajo e përkryera. Po ashtu, nuk e di nëse deri më sot kam jetuar çaste të cilat i vijnë për shtat këtij termi. Di të them se më bëjnë të buzëqesh e kënaqur teksa kujtoj disa sekuenca të fëmijërisë sime, disa të tjera që kanë të bëjnë me arritje personale përgjatë viteve më pas, kështu mendoj se këto i identifikoj si çaste të lumtura. Sot, tashmë e rritur, vlerësoj ndryshe çdo ditë e ngjarje të jetës, mendoj se lumturi quaj edhe ardhjen e...
Burimi:
kultplus.com