Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vlerësoi biznesmenin amerikan Elon Musk, duke e cilësuar atë një “gjeni të vërtetë” dhe duke zbuluar se Rusia mban kontakte me të, ndërsa Moska zhvillon rrjetin e saj të komunikimit satelitor për përdorim ushtarak në luftën kundër Ukrainës. Duke folur në një samit me udhëheqës afrikanë në Moskë, Putin krahasoi rrjetin Starlink, të krijuar nga kompania SpaceX e Musk, me përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar sistemin e vet satelitor, të quajtur Rassvet. “Elon Musk është një gjeni, një gjeni i vërtetë”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. “Sa satelitë të tillë ka ai në orbitë? Më shumë se 5 000, ndërsa ne ende po bëjmë hapat tanë të parë”, shtoi ai. Numri i satelitëve aktivë të SpaceX...