Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përqendrohen te garancitë e sigurisë për të dyja vendet, si dhe te krijimi i një kuadri të përgjithshëm sigurie për të gjithë Evropën. Në një intervistë për televizionin shtetëror rus të enjten, një ditë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff, Putin konfirmoi se Moska është e gatshme të rifillojë muajin e ardhshëm bisedimet me Ukrainën, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, objektivi i negociatave duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare që garanton sigurinë e të dyja vendeve, dhe jo thjesht një armëpushim i përkohshëm. “Qëllimi i këtyre bisedimeve do të jetë garantimi i sigurisë së Ukrainës dhe...
Burimi:
javanews.al