Punonjësi i Bashkisë Tropojë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe 3 të tjerë u plagosën, arrestohen dy drejtuesit teknikë!
Policia ka ndaluar sot (9 shtator) 2 drejtues teknikë në Bashkinë e Tropojës, pas ngjarjes së rëndë një ditë më parë, ku humbi jetën një punonjës, Muhamet Sylisufaj, dhe tre të tjerë u plagosën. Policia bën me dije se: “Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e ndodhur më datë 8 shtator, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: -N. Gj., 36...
Burimi:
javanews.al