Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton qytetarët: Bllokohet qarkullimi për 3 netë, ja si do të devijohet
TIRANË- Qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të pësojë kufizime të përkohshme për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Kështu ka bërë me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), duke njoftuar se gjatë orëve të natës në datat 1, 2 dhe 3 shtator, do të bllokohen përkohësisht korsitë në të dyja drejtimet, Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë. Sipas njoftimit të ARRSH-së, gjatë këtyre datave dhe intervalit kohor 23:00–05:00, qarkullimi do të administrohet përmes devijimeve përkatëse si për mjetet nga Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë apo dhe mjetet e rënda dhe ato me destinacion Rinasin dhe Kosovën. Njoftimi i ARRSH: Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do...
Burimi:
zeri.ai