Punimet në aks, bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës! ARRSH njofton drejtuesit për kufizimet, ja udhëzimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në një segment të rrugës dytësore Tiranë-Durrës, për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit. Sipas njoftimit, kufizimi do të prekë segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit, në krahun e djathtë, në të dyja senset e lëvizjes. Punimet do të kryhen duke filluar nga sot, 19 nëntor, deri nesër, 20 nëntor 2026, në fashën orare 22:00-05:00. Ndërhyrja zhvillohet në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III”. ARRSH bën me dije se janë marrë masat për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë në zonën ku do të zhvillohen punimet. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të...
Burimi:
javanews.al