Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët. Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike. Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati i aplikimit në portal nuk mund të jetë më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga data e shpalljes së vendit vakant. Ndërkohë, për mjekët...