PUBLIKOHET DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale
Është publikuar drafti me 105 ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, që parashikon rregulla të reja për masat e sigurisë, paraburgimin, hetimet, administrimin e provave dhe të drejtat e mbrojtjes. Një nga ndryshimet lidhet me kufizimin e përdorimit të arrestit në burg dhe forcimin e kontrollit gjyqësor mbi masat e sigurisë. Sipas draftit, prokurori duhet të argumentojë periodikisht vijimin e masës së paraburgimit, duke verifikuar nëse kushtet që e justifikojnë atë vazhdojnë të ekzistojnë. Drafti parashikon gjithashtu zgjerimin e rolit të mbrojtjes. Avokatët do të kenë mundësi të kryejnë hetime të pavarura, të kërkojnë dokumente, ekspertiza dhe verifikime, ndërsa prokurorit i kërkohet të marrë në konsideratë edhe rrethanat dhe provat që mund të jenë në favor të personit nën hetim. Një tjetër ndryshim...
Burimi:
ntv.al