Psikologu analizon gjuhën e trupit të Mbappés: “Zhgënjim i thellë, respekt i maskuar për Kane”
29 Tetor 2026 12:10 Alfred Lleshi Kylian Mbappé e mbylli ceremoninë e “Topit të Artë” pa asnjë trofe, megjithëse shpresonte të fitonte për herë të parë çmimin prestigjioz. Fitues u shpall Harry Kane, falë 73 golave të realizuar gjatë sezonit. Psikologu Antoni Grau, bashkëthemelues i “Atenea Salud Mental”, analizoi për “Mundo Deportivo” reagimin e sulmuesit të Real Madridit në momentin e shpalljes së fituesit: “Gjuha joverbale e Mbappé pas konstatimit se nuk e kishte fituar ‘Topin e Artë’ është shprehja e gjallë e ligjit të parë të teorisë së komunikimit njerëzor: është e pamundur të mos komunikosh”. Sipas ekspertit, zhgënjimi i francezit ishte i dukshëm, pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur: “Çdo vëzhgues me pak përvojë mund të dallojë se fytyra e tij është përfshirë nga...
Burimi:
telesport.al