Psikologia ngre alarmin: Bullizmi po shfaqet që në shkollën fillore

Psikologia ngre alarmin: Bullizmi po shfaqet që në shkollën fillore

Episodet e bullizmit në shkollë po shfaqen në mosha gjithnjë e më të vogla, sipas psikologes Lorela Garuli. Në intervistën për NTV, ajo tha se problematika që më parë lidhej më shumë me pubertetin tashmë mund të vërehet që në arsimin fillor. Ky zhvillim, sipas saj, kërkon ndërgjegjësim dhe ndërhyrje të vazhdueshme nga psikologët dhe mësuesit. Garuli shpjegoi se bullizmi nuk duhet parë vetëm si një marrëdhënie mes agresorit dhe viktimës. Në një klasë mund të jenë dy nxënës të përfshirë drejtpërdrejt, por dhjetëra të tjerë mund të qeshin, të heshtin ose të mbajnë një qëndrim që ndikon në vazhdimin e sjelljes. Psikologia e përshkroi këtë grup si “spektatori i heshtur”, duke theksuar se dinamika është më komplekse nga sa duket në pamje të parë....