PSG bën detyrën në shtëpi, por serish larg vendit të parë

PSG bën detyrën në shtëpi, por serish larg vendit të parë

10 Tetor 2026 22:47 Telesport PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Ligue 1. Kampionët në fuqi mposhtën në “Parc des Princes” 3-1 Le Mans, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku Lucas Beraldo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga njëri prej lojtarëve kundërshtarë dhe ndërhyrjes së VAR. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për PSG-në, e dyta ishte shumë herë më e bukur. Louis Mafouta barazon përkohësisht shifrat për miqtë në minutën e 54-të. I sapo futuri në fushë, Khvicha Kvaratskhelia, kaloi në avantazh PSG-në në minutën e 61-të. Maghnes Akliouche vulosi fitoren e PSG-së, 3-1, me golin e tij në minutën e 68-të. Pas...