Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Në stallë lopësh e bodrume, të lidhur me zinxhirë, të mbuluar me baltë dhe të rrethuar me jashtëqitje njerëzish e bagëtish, të varur kokëposhtë e të rrahur, me thonj të shkulur e gjymtyrë të thyera… Qindra persona që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së – mësues shkollash, bujq, pylltarë, punëtorë të thjeshtë dhe, në disa raste, gra dhe fëmijë – u tha të jenë ndaluar në mënyrë arbitrare e keqtrajtuar në këto forma gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999. Për këto krime lufte u dënuan më 16 shtator katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Aktgjykimi ishte i shkallës së parë dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paralajmëruan se do...