Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Protestuesit e Partisë Demokratike po zhvendosen nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet t’u bashkohen studentëve në protestën e tyre. Deputetja demokrate Jorida Tabaku konfirmoi mbështetjen e PD-së për studentët dhe theksoi se përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në tubimin e tyre. Tabaku dënoi veprimet e policisë ndaj protestuesve, duke pretenduar se forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj të rinjve. Megjithatë, ajo pranoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Sipas deputetes, reagimet e dhunshme të disa protestuesve lidhen me pakënaqësitë e grumbulluara ndër vite. Ajo pranoi se edhe opozita mund të ketë pjesën e saj të përgjegjësisë për këtë situatë. E pyetur për mungesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në protestën kombëtare që ai vetë kishte thirrur,...