“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

Nga premtimet e protestës studentore të vitit 2018, te çështja e Belinda Ballukut dhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Këto janë disa nga temat që kryeministri Edi Rama ka trajtuar në bashkëbisedimin virtual me një student protestues, të publikuar gjatë udhëtimit të tij drejt Budvës për Samitin e Procesit të Berlinit. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përballet me një sërë pyetjesh që lidhen me besimin e studentëve ndaj qeverisë, vendimet e drejtësisë dhe qëndrimet e tij për ish zyrtar të kabinetit. Një prej çështjeve të ngritura është ajo e Belinda Ballukut. Në pyetjen që i drejtohet Ramës, ky i fundit akuzohet se ka mbrojtur ish ministren kur SPAK kërkoi heqjen e imunitetit. Kryeministri e kundërshton këtë interpretim, duke...