PS “urdhëroi” përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi/ Bardhi: Nuk tërhiqemi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të kufizuar zërin e opozitës në Parlament. Në reagimin e tij, Bardhi akuzoi mazhorancën se po vepron nga frika e opozitës dhe e qytetarëve. Ai theksoi se deputetët demokratë janë në Kuvend në bazë të mandateve të fituara nga qytetarët dhe jo me lejen e qeverisë. Sipas Bardhit, vendimi për përjashtimin e deputetëve tregon arrogancë dhe shpërfillje ndaj demokracisë parlamentare. Ai nënvizoi se kjo masë nuk do ta ndalë Partinë Demokratike të denoncojë ato që i konsideron abuzime të qeverisë dhe të kërkojë llogaridhënie nga mazhoranca REAGIM: Kanë humbur qetësinë,...
Burimi:
ntv.al