PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka paraqitur disa kërkesa për organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, me synimin për të siguruar një rezultat sa më të mirë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029. Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Balla kërkoi një proces të kujdesshëm përzgjedhjeje për kandidatët për kryetarë bashkie, duke theksuar se drejtuesit vendorë duhet të jenë pranë komuniteteve dhe jo ta ushtrojnë funksionin e tyre nga Tirana. Ai kërkoi gjithashtu më shumë organizim në betejën digjitale dhe vendosi si objektiv fitoren në 46 bashkitë e vendit. Fjala e Taulant Ballës në Asamble: “Duhet t’i shohim kandidatët...
Burimi:
javanews.al