PS mbledh grupin parlamentar dhe qeverinë, zbulohet data
Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, më 3 shtator, Grupin Parlamentar dhe qeverinë në kuadër të diskutimeve për “Praninë Besnike”. Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Njoftimi për mbledhjen u është dërguar deputetëve socialistë nga administrata e grupit parlamentar. Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e çështjeve që lidhen me “Praninë Besnike”, ndërsa mbledhja do të zhvillohet në një moment kur mazhoranca po përgatitet për zhvillimet e reja politike të sesionit parlamentar.
Burimi:
gijotina.com