Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Pas protestës para Parlamentit dhe marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar këtë herë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të protestës janë vendosur edhe arrestimet e qytetarëve gjatë tubimit të sotëm. “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!” është një prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit, ndërsa ata kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar apo arrestuar gjatë përplasjeve me policinë. Marshimi drejt Drejtorisë së Policisë vjen pas një dite të tensionuar, ku protesta e 101-të u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit. Qytetarët vijojnë protestën, duke përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. ...
Burimi:
gijotina.com