Protestuesit mblidhen para Bllokut të Sigurisë: Çuna nuk jeni vetëm
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetarët e ndaluar gjatë protestës. Të pranishmit kanë bërë thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar, duke përsëritur: “Nuk jeni vetëm!” Gjatë qëndrimit para ambienteve të Bllokut të Sigurisë, protestuesit kanë vijuar me thirrje në mbështetje të të ndaluarve. “Çuna, çuna, jemi këtu! Gjithë Shqipëria është me ju!”, është një nga thirrjet e bëra nga protestuesit. Në deklaratat e tyre, ata kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku. Protestuesit kanë qëndruar për disa minuta para Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e qytetarëve të ndaluar pas protestës.
Burimi:
syri.net