“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…
Politikani Petro Koçi ka komentuar protestat qytetare të zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se kërkesat e protestuesve janë të ngjashme me ato të PD-së dhe Sali Berishës. Sipas Koçit, protesta ka humbur në vijimësi karakterin e saj fillestar, ndërsa pjesëmarrësit kanë lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koçi i cilësoi si “budallallëqe” disa nga kërkesat e protestuesve, duke iu referuar kërkesës për largimin e Edi Ramës dhe kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy mandate. “Protesta filloi të shëmtohej rrugës. Po të shikosh kërkesat e protestës, janë kërkesat historike të PD-së. Edhe ata që janë aty si protagonistë, një pjesë e duan Sali Berishës, janë të Sali Berishës. Një pjesë...
Burimi:
javanews.al