Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë
Protestuesit kanë çuar një kazan mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë. Deri më tani, nuk raportohet për përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit. Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Me mbërritjen në hyrjen...
Burimi:
javanews.al