Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë
Katër kosha mbeturinash janë djegur në Rrugën e Durrësit, gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë. Ndërkohë, studentët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët i janë bashkuar tubimit, janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit kanë zhvendosur gjithashtu një kazan mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë së Shtetit. Po ashtu, protestuesit po hedhin gurë në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila është kundërpërgjigjur me ujë me presion. Tubimi po zhvillohet në kuadër të protestës kombëtare të studentëve, të cilës i janë bashkuar edhe mbështetës të opozitës. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Burimi:
gijotina.com