Protestuesi: Ligji bëhet për të fortët, qytetari mbetet i pafuqishëm, administrata hesht
Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve ka ngritur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, funksionon zbatimi i ligjit në vend. Duke folur për sektorin e ndërtimit dhe ndikimin që, sipas tij, kanë paratë në vendimmarrje, protestuesi deklaroi se qytetari mbetet i pafuqishëm përballë një sistemi ku ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë. “Ligji bëhet për të fortët dhe qytetari mbetet i pafuqishëm. Administrata hesht dhe konkurrenca zhduket”, u shpreh ai. Më tej, protestuesi ngriti një pyetje mbi funksionimin e demokracisë, duke e lidhur atë me ndikimin e parasë së krimit. “A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimin dhe vendimi prodhon më shumë lekë? Jo! Turp!… Problemi janë lekët e pista, korrupsioni, paratë...
Burimi:
gijotina.com