Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit
Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të protestuar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj nga kunati i saj në Pejë. Protesta nisi në një kohë kur dy ministrat e qeverisë Kurti Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla po mbanin konferencë në lidhje me rastin e rëndë teksa pjesëmarrësit kanë nisur të gjuajnë me vezë në drejtim të institucionit. Protestuesit po kërkojnë drejtësi për 49-vjeçaren, nënë e një djali e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe llogaridhënie nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i saj, raporton Kosova Press. Protesta po zhvillohet në një kohë kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...
Burimi:
javanews.al