Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë vijon sot protesta e nisur një ditë më parë kundër vrasjes ndaj grave. Qindra qytetarë u mblodhën edhe të mërkurën për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë, ku u regjistruan edhe momente tensioni. Organizatorët kërkojnë llogaridhënie institucionale pas vrasjes së paralajmëruar të 49-vjeçares në Pejë. “Do të bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”- deklaruan ata. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar, për siguri e liri për gratë e gjalla dhe drejtësi për gratë e vrara”- thuhet në njoftimin e tyre. Protesta të ngjashme u njoftuan edhe në Ferizaj. Protestuesit kërkojnë hetimin e veprimeve të...
Burimi:
javanews.al