Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërshtuar vijimin e punimeve për ngritjen e tij në këtë vend. Në përfundim të protestës nuk kanë munguar as momentet e tensionit. Mes qytetarëve protestues dhe forcave të policisë ka pasur përplasje, pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar të futen brenda kantierit ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Sipas protestuesve, kjo zonë mbart një rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare, pasi, sipas tyre, lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që hapësira t’i kushtohet historisë dhe identitetit kombëtar. Qytetarët protestues shprehen se ndërtimi i Muzeut Hebraik pikërisht në këtë vend cenon, sipas tyre, simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar. Disa...
Burimi:
gijotina.com