Protestë e paqtë, të rinjtë rigrumbullohen te Kryeministria. S’ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën
Pas rreth një ore qëndrimi para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu tubimin e tyre kundër qeverisë. Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, dita e sotme është karakterizuar nga qetësia. Deri në orën 14:36, nuk janë raportuar përplasje me policinë, sulme ndaj institucioneve apo përdorim i gurëve, molotovëve, ujit dhe gazit lotsjellës. Gjatë marshimit, të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar dorëheqje dhe ndryshime. Protestuesit u janë drejtuar gjithashtu qytetarëve në qytetet e tjera të Shqipërisë, duke i ftuar t’u bashkohen tubimeve. Thirrje për mbështetje kanë bërë edhe për shqiptarët në diasporë, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë. Marshimi drejt Kryeministrisë pritet të vijojë si pjesë e...
Burimi:
kohajone.com