Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, ka folur nga Elbasani lidhur me zhvillimet e fundit politike e sociale në vend, referuar protestave, si dhe për qëndrimin zyrtar të organizatës ndaj këtyre ngjarjeve. Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin me temë “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”, Tarran nënvizoi se kjo iniciativë i hap rrugën dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin. “Duke marrë parasysh zhvillimet, pyesim se a është koha për ta zhvilluar këtë aktivitet, sepse ne jemi këtu për të krijuar kanale dialogu. Ajo që kam parë gjatë muajve të fundit është mungesa e dialogut, ku zëri dhe mendimi i njerëzve nuk është marrë parasysh. Ata duhet të mbështeten. Ndaj jam këtu, që qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë të kuptojnë se demokracia...