Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, nga Luksemburgu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, respektimit të lirive themelore dhe shmangies së përshkallëzimit të situatës. Në deklaratën e tij, Haagen nënvizon se e drejta për tubime paqësore dhe liria e qytetarëve për të shprehur qëndrimet e tyre janë shtylla themelore të një shoqërie demokratike. Në të njëjtën kohë, ai thekson se mbrojtja e jetës njerëzore dhe e pronës publike e private përbën një përgjegjësi thelbësore të autoriteteve ligjzbatuese. “Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit që shoqërojnë protestat në Shqipëri”, shprehet Haagen, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe respektim të parimeve demokratike nga të gjitha palët. Përfaqësuesi i...
Burimi:
javanews.al