Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare raportojnë atë se çfarë po ndodh në Tiranë. Së fundmi e përditshmja amerikane New York Post shkruan se “policia qëlloi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, në ditën e tetë radhazi të demonstratave të dhunshme antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”. Më tej në shkrim thuhet se protestave u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit, më shumë investime shtetërore në arsim dhe luftën kundër korrupsionit në sistemin arsimor. Ata janë bërë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Prej disa ditësh, protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë,...
Burimi:
gijotina.com