Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë takimesh në institucionet më të larta të shtetit austriak, me një mesazh të qartë: studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë nuk janë vetëm. Delegacioni u takua ballë për ballë me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, të cilit i dorëzoi personalisht letrën zyrtare të diasporës dhe i paraqiti drejtpërdrejt shqetësimet për situatën në Shqipëri. Në Parlamentin austriak, delegacioni bashkëbisedoi me përfaqësues të katër partive: ÖVP, SPÖ, NEOS dhe të Gjelbrit (Grüne). U shkëmbyen kontakte me përfaqësuesit e NEOS-it, ÖVP-së dhe SPÖ-së për të vazhduar komunikimin. Njëkohësisht, letra iu dorëzua edhe sekretarit të Presidentit Federal të Austrisë, i cili siguroi se do t’ia përcjellë atë drejtpërdrejt Presidentit. Çfarë...
Burimi:
gijotina.com