PROTESTAT NE FRANCE, 2000 STUDENTE TE ARRESTUAR
Protestat studentore në Francë janë përshkallëzuar, duke u përhapur në disa qytete të vendit dhe duke u shoqëruar në raste të caktuara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Sipas autoriteteve, 1,949 persona u arrestuan vetëm gjatë së enjtes, ndërsa 305 policë dhe xhandarë u plagosën gjatë incidenteve. Protestat nisën me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, përfshirë mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara, gjendjen e godinave shkollore dhe rritjen e burimeve për institucionet arsimore. Ministri i Arsimit, Edouard Geoffrey, njoftoi se rreth 400 shkolla do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimi do të vijojë online. Sipas tij, që nga fillimi i protestave janë plagosur edhe 170 studentë dhe 65 pjesëtarë të stafit arsimor. Në disa qytete demonstratat kanë qenë paqësore, ndërsa në...
Burimi:
ntv.al