PROTESTAT GODITEN RAMEN DHE ASGJESUAN OPOZITEN/ KULLA ZBULON PSE TANI ‘KA PAQE’
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet e protestave të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te përplasjet me policinë, ndryshimi i qasjes së forcave të rendit dhe pasojat politike për mazhorancën socialiste dhe opozitën. Kulla vlerësoi se tensionet e ditëve të fundit kanë nxitur një reflektim për mënyrën se si menaxhohen protestat, por nuk kanë sjellë ende zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, plagosja e Erjon Vishkullit mund të ketë qenë një moment që i ka shtyrë drejtuesit e policisë dhe qeverinë të rishikojnë mënyrën e reagimit ndaj protestuesve, për të shmangur një përshkallëzim që mund të dalë jashtë kontrollit. “Unë mendoj që edhe drejtuesit e forcave të rendit, por edhe nga ana e qeverisë, ka pasur një reflektim që nuk mund ta...
Burimi:
ntv.al