Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar lidhur me protestat dhe përshkallëzimin e tensioneve në Shqipëri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të respektojë shtetin e së drejtës dhe të luftojë korrupsionin. Përmes një postimi në rrjetin social X, Slotkin ka përcjellë një mesazh për autoritetet shqiptare, duke theksuar se qeveria ka përgjegjësinë të garantojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre. Senatorja amerikane thekson se reagimi i saj vjen pas telefonatave të marra nga banorë të shtetit të Miçiganit, të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. “Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur...