Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e sigurisë. Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.
Burimi:
kohajone.com