Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, përballë gazetarëve në studion e “Opinion”, ka folur mbi qëndrimin e qeverisë për protestat dhe investimin e planifikuar për në Zvërnec. Balla tha se protestat u nxitën qëllimisht nga vendet armiqësore me Shqipërinë, kryesisht Irani duke pasqyruar në rrjete sociale harta fallco të Zvërnecit e duke nxitur idenë e strehimit në atë zonë të emigrantëve palestinezë. “Është e drejtë e çdo qytetari të protestojë. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Nëse ditën e parë kishte qytetarë që dolën të protestojnë realisht, sot janë një grupim i vogël që morën peng protestën. Nuk kam asnjë dyshim që, nga historia sesi lindi algoritmi i kësaj proteste, sesi u sponsorizua… Protesta, përpara se të fillonte, pati një invadim të...