PROTESTA/ ZALOSHNJA: SHUME ZHURME PER ASGJE
Pas 94 ditësh protestë në bulevardet e Tiranës, lëvizja qytetare ende nuk ka prodhuar një rezultat konkret politik. Ka pasur ulje-ngritje në pjesëmarrje dhe shumë zhurmë në rrjetet sociale, por ende mungon një strukturë drejtuese e gjithëpranuar dhe një objektiv politik i realizuar. Sipas Eduard Zaloshnjës, pikërisht gara e ardhshme për Bashkinë e Tiranës mund të jetë testi real i forcës së protestës. Ndërsa PS-ja dhe opozita përgatiten të nxjerrin kandidatët e tyre, organizatorët e protestës kanë përpara një mundësi: të nxjerrin një kandidat të tyrin dhe të provojnë në kutitë e votimit se sa mbështetje reale kanë në kryeqytet. Shifrat e zgjedhjeve të vitit 2023, sipas Zaloshnjës, tregojnë se hapësira ekziston. Rreth 165 mijë tiranas votuan kandidatin e mbështetur nga Rama, rreth 105 mijë...
Burimi:
ntv.al