Protesta studentore prek edhe ndeshjen e Egnatias në Europë, tifozët bojkotojnë përballjen
Protestat studentore në Tiranë kanë prekur edhe futbollin shqiptar. Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e Egnatias, tifozët e grupimit “Ultras Egnatia” kanë marrë një vendim të fortë, duke njoftuar bojkotimin e përballjes ndaj Midtjylland në Ligën e Konferencës. Përmes një reagimi publik, tifozët rrogozhinas kanë bërë të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadium, në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre. “Ultras Egnatia bojkoton ndeshjen. Sot heshtja jonë është mesazh solidariteti”, thuhet në mesazhin e publikuar nga grupimi, i cili thekson mbështetjen për protestat dhe kërkesat e studentëve. Ky vendim vjen në një moment të veçantë për klubin rrogozhinas, që po përgatitet të përfaqësojë Shqipërinë në fazën e...
Burimi:
sportekspres.com