Protesta studentore, mjeku Jakaj: Kush hesht përballë dhunës policore bëhet bashkëfajtor

Protesta studentore, mjeku Jakaj: Kush hesht përballë dhunës policore bëhet bashkëfajtor

Mjeku dhe pedagogu Besnik Jakaj, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave studentore, duke e akuzuar qeverinë për përpjekje për të kontrolluar institucionet dhe për të zvogëluar rëndësinë e reagimit qytetar. Jakaj u shpreh se Shqipëria po përjeton një valë protestash që lidhen me kërkesat për respektimin e të drejtave, dinjitetin dhe lirinë. Sipas tij, lëvizja po merr përmasa më të gjera, ndërsa mbështetja e pedagogëve për studentët përbën një element të rëndësishëm në këtë përballje. Jakaj vlerësoi angazhimin e të rinjve në protesta, duke i cilësuar ata si një shpresë për ndryshimin e situatës në vend. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë reagim qytetar përballë rasteve të dhunës policore, duke theksuar se heshtja ndaj tyre nuk duhet të konsiderohet si qëndrim...