Protesta, Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e tubimit! Vijnë me axhendë dhe me sponsor nga pas

Protesta, Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e tubimit! Vijnë me axhendë dhe me sponsor nga pas

Gjatë podcastit të tij, kryeministri Rama është ndalur gjerësisht edhe te protesta që po zhvillohet prej 104 ditësh në vendin tonë, teksa sërish ka deklaruar se ai këtë lëvizje e sheh të mirë për demokracinë dhe vendin tonë. Rama tha se, ndryshe nga diktatura, ku protesta dhe protestuesit trajtohen si kërcënim, ai nuk i ka parë tubimet si kërcënim. “Nuk e kam parë kurrë një grumbullim njerëzish si kërcënim për demokracinë. Ky është dallimi mes diktaturës dhe demokracisë, sepse në diktaturë protesta dhe protestuesit trajtohen si kërcënim, si kokëpalë, huliganë dhe i kemi dëgjuar të gjitha këto”, u shpreh ai.