PROTESTA/ RAMA: KA NJE SKENAR DESTABILIZIMI

PROTESTA/ RAMA: KA NJE SKENAR DESTABILIZIMI

Pak përpara nisjes së protestave të paralajmëruara për sot, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ku ka komentuar situatën dhe zhvillimet që pritet të shoqërojnë tubimet. Rama deklaroi se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me Italinë dhe Francën, duke pretenduar se edhe këto vende po përballen me trazira dhe janë në gatishmëri. Kryeministri e cilësoi qëllimin e protestave si destabilizim të vendit dhe devijim të rrugës së Shqipërisë, ndërsa pretendoi se pas personave të përfshirë në akte dhune qëndrojnë krimi i organizuar dhe aktorë të huaj. Ai kritikoi gjithashtu atë që e quajti relativizim të dhunës në emër të studentëve, duke pranuar njëkohësisht se ekzistojnë problematika që kërkojnë zgjidhje. “Së bashku me...