Protesta përballë pushtetit/ Bushati: Largimi i Ramës nuk varet më nga sheshi
Analisti Andi Bushati ka komentuar vazhdimësinë e protestave qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, duke vlerësuar se lëvizja e ka arritur tashmë objektivin kryesor. Sipas Bushatit, masiviteti i protestave ka qenë i mjaftueshëm për të treguar nivelin e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë dhe klasës politike. “Do mjaftonte qoftë edhe një javë protestë dhe ai masivitet që ne e kemi parë, për të kuptuar që në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme”, deklaroi Bushati. Ai argumenton se edhe nëse protestat do të ndërpriteshin, mesazhi i tyre tashmë është dhënë. Sipas tij, qytetarët kanë shprehur qartë lodhjen dhe pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes. Bushati thekson se vazhdimi i protestës në shtator, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve, nuk do të ndryshonte domosdoshmërisht mesazhin që është përcjellë deri tani. Por,...
Burimi:
ntv.al