Protesta para kryeministrisë nuk ndalon
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë vijuar edhe pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në ditën e 162-të. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë. Protesta nisi rreth orës 18:30. Pjesëmarrësit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në largimin e tij. Krahas kundërshtimit ndaj qeverisë aktuale, një tjetër mesazh që përcillet nga protestuesit është refuzimi i klasës së vjetër politike, ku në të njëjtin plan vendosin Edi Ramën dhe Sali Berishën. Në fokus të protestës mbetet edhe qëndrimi i studentëve, të cilët kanë refuzuar thirrjet e përsëritura të kryeministrit për dialog. Ata kanë...
Burimi:
kohajone.com