Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Policia e Tiranës njofton sot më 3 nëntor se ka vendosur 16 gjoba administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë. Në zbatim të Aktit Normativ, secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë për pengimin e lëvizjes së mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Autoritetet bëjnë me dije se protestuesit nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës. Ndërkohë, dy shtetas të mitur janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se, të maskuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të studentëve më 2 nëntor. Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e...