Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!
Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në Vlorë me protesta nga një grup i vogël qytetarësh. Teksa Rama ndodhej brenda Pallatit të Kulturës, ku po diskutonte me qytetarët për Reformën Territoriale, një grup personash, po protestonin në ambientet e jashtme. Policia ka shoqëruar në Polici njërin prej organizatorëve të protestës, shtetasin Baki Goxhaj, i cili u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë.
Burimi:
javanews.al