Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme
Policia ka shtuar masat e sigurisë dhe kontrollit në pikat kufitare, para protestës së sotme në Tiranë, me qëllim parandalimin e hyrjes së lëndëve piroteknike dhe sendeve të paligjshme, që të përdoren për dhunë e sulm ndaj institucioneve e bizneseve. Në të paktën dy raste më parë Policia kishte bllokuar sasi të mëdha fishekzjarrësh e kapsollash që do përdoreshin gjatë protestave të dhunshme. Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në...
Burimi:
javanews.al