Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 125-të të tubimit të tyre, ku binte në sy pjesëmarrja e ulët. Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të tyre, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik. “Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike, e cila vijon prej 125 ditësh.