Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

31 persona janë ndëshkuar me gjobë pas protestës të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pasi akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë, për secilin prej tyre është vendosur masë administrative në vlerën 5 mijë lekë. Policia bën me dije se 31 personat kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve, përmes megafonit, për lirimin e saj dhe lejimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, me inicialet D. G. dhe E. L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Sipas njoftimit, ata nuk iu janë bindur kërkesave të efektivëve për të paraqitur dokumentet e identifikimit. Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë...