Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Banorët e zonës së Patos-Marinzës po vijojnë qëndresën përmes disa protestave radhazi, duke këmbëngulur në zbatimin e kontratave të qirasë së tokës nga kompania “Bankers” deri në vitin 2029. Sipas banorëve, marrëveshjet ekzistuese parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë, por ata pretendojnë se kompania nuk po i përmbush detyrimet e saj ligjore. Protestuesit kërkojnë që pagesat e qirasë të vijojnë rregullisht sipas kontratës aktuale. Përveç zbatimit të marrëveshjes deri në vitin 2029, konflikt përbën edhe vlera e qirasë pas këtij viti: Kërkesa e banorëve është rritja e pagesës në 6 milionë lekë për dynym pas vitit 2029. Sakaq, banorët shprehen se kompania ka propozuar uljen e qirasë në 2 milionë lekë për dynym. Përplasja mes palëve është përshkallëzuar...