Protesta/ Mbështetësit e PD zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit
Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë ku dogjën jastëkët e vendosur nga Edi Rama në thirrjen e tij për dialog, mbështetësit e Partisë Demokratike po zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit. Aty do t’i bashkohen protestës së studentëve, e njoftuar për në orën 14:00. Në këtë marshim vihet re mungesa e Sali Berishës. PD ka thënë se kjo protestë është në mbështetje të studentëve, të cilët prej 11 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
argjiroja.net